You are here
Home > Kombëtarja > Zyrtare/ Rusët e largojnë në mënyrë të papritur, Gavazaj ngelet në mes të rrugës

Zyrtare/ Rusët e largojnë në mënyrë të papritur, Gavazaj ngelet në mes të rrugës

Një vendim i papritur është marrë nga rusët e Yenisey Krasnoyarsk, që ka larguar futbollistin shqiptar nga ekipi. Bëhet fjalë për sulmuesin Enis Gavazaj, që nuk ka qëndruar deri në fundin e sezonit në këtë aventurë.

Nëpërmjet një njoftimit në “Twitter”, klubi i Yenisey ka njoftuar largimin e Gavazajt, që ka zhvilluar në total vetëm 8 ndeshje me rusët. Tashmë problemet shtohen për këtë lojtar, pasi merkato e dimrit është mbyllur dhe nuk mund të rikthehet te Skënderbeu. Ky futbollist ka qënë huazim i korçarëve në Rusi, ndërsa tashmë mbetet të shihet zgjidhja që do i jepet me menaxherin Shkumbin Qormemeti. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top