
Françesko Tahiraj ishte njeriu që ngatërroi jo pak mediat në Kroaci, Slloveni dhe Shqipëri. Kishte një ndasi të madhe mes atyre që e shpallnin thuajse të mbyllur transferimin e shqiptarit me Dinamon e Zagrebit, e të tjerat që flisnin për kalimin te Hajduku i Splitit.
Megjithatë, tashmë kjo është një kapitull i mbyllur me futbollistin shqiptar që tashmë është zyrtarizuar me ekipin e ri. Tahiraj do të jetë pjesë e Hajduku të Splitit, atje ku luan edhe Ardian Ismajli me Hysen Memollën, njoftim ky i nxjerrë nga vetë klubi kroat.
Tymnaja i përket së shkuarës, megjithëse Dinamo e Zagrebit tentoi deri në fund të merrte shërbimet e këtij lojtari. Ajo që duhet të theksojmë është fakti që futbollisti 20-vjeçar ishte kthyer në sulmuesin më të mirë në Slloveni, ndërsa tashmë pritet të marrë ftesën e Panuçit për ndeshjet e marsit. /Shqiperia.ch/