
Një ndeshje e cila nuk duhet të humbet për asnjë arsye, është ajo e ditës së sotme, ku Crevena Zvezda do të përballet me ekipin e Napolit. Megjithëse nuk flasim për dy ekipe të të njëjtit nivel, përkrahja e 50.000 tifozëve që do të ketë ekipi serb ndaj italianëve, premton një luftë të fortë deri në fund.
Përpara nisjes së këtij takimi, në mediat italiane ishte bërë fakti i kryer që Elseid Hysaj do të lihej në stol, edhe për shkak të presionit të tifozëve, ndërsa vendin e tij pritej që ta merrte Makult. Por trajneri italian, Ançeloti, ka ndryshuar mendimin në momentet e fundit.
Futbollisti i Kombëtares do të jetë nga minuta e parë e takimit, për të luajtur përballë “ferrit” në Beograd. /Shqipëria.ch/