Tashmë gjithçka është zyrtarizuar, Naser Aliji është futbollisti më i ri i Dinamos së Bukureshtit. Shumë peripeci të lëna pas krahëve nga mbrojtësi shqiptar, i cili për shkak të sëmundjes së rëndë të babait të tij, u detyrua që të rikthehej me FC Baden, një ekip që konkurron në ligat amatore.
Vetë faqja zyrtare e Dinamo Bukureshtit ka konfirmuar transferimin e Alijit, që ka mbyllur edhe vizitat mjekësore në Rumani. Ashtu siç e paraqiti edhe trajneri i ekipit gjigant rumun, mbrojtësi i Kombëtares është paraqitur si njëfarë shpëtimi për drejtuesit e skuadrës, që ngushëllojnë në këtë mënyrë tifozët, pas një eliminimi të turpshëm në Kupë me një kundërshtar modest në ditën e djeshme.
Ajo që duhet theksuar është se Dinamo e Bukureshtit është shumë larg historisë së shkuar dhe po kalon një moment të vështirë sa i përket rezultateve. /Shqiperia.ch/