You are here
Home > Kombëtarja > Zyrtare/ Nuk mjaftohen paraqitja si “sulmues”, Mavraj lihet sërish jashtë listës së Arisit

Zyrtare/ Nuk mjaftohen paraqitja si “sulmues”, Mavraj lihet sërish jashtë listës së Arisit

Nëse dëshironi të shihni debutimin e Mërgim Mavrajt me fanellën e Arisit, atëherë duhet të prisni paksa më gjatë. Ky debutim nuk ka për të ardhur as në takimin që ekipi grek do të zhvillojë ndaj PAS Giannës, së Andi Lilës.

Ishte ky vendimi që klubi grek ka marrë në ditën e sotme, duke lënë jashtë mbrojtësin e Shqipërisë. Pavarësisht formës së mirë që Mavraj ka treguar në ditët e fundit dhe golit të realizuar në një miqësore kontrolli, largimi i tij nga fusha e blertë për një kohë të gjatë, ka bërë që Arisi të mos nxitohet me vendimet e tij, për të hedhur në fushë përpara kohe futbollistin shqiptar.

Lojtarët e grumbulluar

Kouesa, Anagnostopoulos, Bruno Gama, Matteo Garcia, Collaso, Veles, Hugo Sousa, Digini, Basha, Mendes, Juni, Mattiya, Martini, Delisisis, Nazlidis, Siopi, Tzanakakis, Konstantinidis.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top