
Në ditën e djeshme “Shqiperia.ch” ka publikuar një artikull, në lidhje me mëdyshjen e madhe që ishte kundrejt Vrionit. Ky futbollist pritej të gjendej në listën e Panuçit, por nga ana tjetër edhe në atë të Bushit.
Tashmë gjithçka është konfirmuar, me klubin e Venecias që e ka bërë zyrtare faktin se ftesa e Shqipërisë U-21 kishte mbërritur për sulmuesin e tyre. Kjo është edhe zgjedhja më e mirë faktikisht, pasi për Vrionin është ende herët që të krijohet hapësira te Kombëtarja e madhe.
Nga ana tjetër, futbollisti në fjalë do të jetë nga minuta e parë me Shpresat kuqezi, duke qënë një nga lojtarët më të rëndësishëm të saj, që do të ndihmojë për një kontribut me U-21 e Bushit. /Shqiperia.ch/