You are here
Home > Kombëtarja > Zyrtare/ Një tjetër talent shqiptar zgjedh Greqinë, Ndoji gjendet në listën e helenëve

Zyrtare/ Një tjetër talent shqiptar zgjedh Greqinë, Ndoji gjendet në listën e helenëve

Pak ditë më parë mediat kanë publikuar  se Andrea Ndoj po kontaktohej nga Greqia dhe helenët po bënin gjithçka për ta bindur. Madje duke i ofruar mesfushorit shkodran edhe shiritin e kapitenit.

Pa kaluar shumë orë, frika e madhe bëhet realitet. Futbollisti i Olimpiakos U-17 është grumbulluar nga Greqia U-17 për ndeshjen e radhës që do të kenë këta të fundit në miqësore ndaj Qipros. Në listën zyrtare që është bërë publike nga ana e trajneri të kësaj grupmoshe te helenët, shihet edhe grumbullimi për herë të parë i Andrea Ndoj.

Flasim për një lojtar me kualitete të mëdha dhe që pritej me shumë interes edhe nga ana e tifozëve shqiptarë. Në muajt e fundit do të bënte edhe një jehonë të madhe në mediat sportive shqiptare, pasi arriti t’i shënonte Barcelonës U-17 duke i marrë të gjithë lojtarët kundërshtarë “zvarrë”, për të dërguar topin në rrjetë.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top