You are here
Home > Kombëtarja > Zyrtare/ Në shtator do kemi dy ndeshje Francë-Shqipëri, miqësore luksi për kuqezinjtë

Zyrtare/ Në shtator do kemi dy ndeshje Francë-Shqipëri, miqësore luksi për kuqezinjtë

Një miqësore luksi është konfirmuar për kuqezinjtë e Alban Bushit, që në datën 5 shtator do të kenë mundësinë për t’u ndeshur me Francën në Amiens. Kundërshtari i kalibrit të lartë për kuqezinjtë tanë, atje ku do të kemi mundësinë për të parë më mirë edhe shumë elemente të reja.

Bëhet fjalë për lojtarët e talentuar si Kallaku dhe Broja, që gjithmonë kanë tërhequr vëmendjen me mënyrën e tyre të lojës. Kurioziteti është i madh për të parë sesi këta dy futbollistë do të veprojnë në fushë përballë francezëve, pa harruar edhe pjesën tjetër. Konfirmimin për zhvillimin e kësaj ndeshje e ka dhënë vetë media “Eurosport.fr”, ndërsa gjatë kësaj kohe do të kemi edhe përballjen mes Kombëtareve A në muajin shtator, Francë-Shqipëri. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top