Kohë më parë, Donis Avdijaj njihej si një nga futollistët e rinjë më të talentuar në Bundesligën gjermane, teksa ishte pjesë e Shalke 04. Verën e shkuar ai arriti të transferohej tek skuadra hollandeze e Willemit II, ku me këta të fundit zhvilloi edhe një pjesë të parë të sezonit futbollistik tepër të mirë.
Sulmuesi dardanas mundi që të shënonte plot 8 gola, të cilët duhet t’i mbaj mend gjatë, pasi nga dita e sotme nuk do të jetë më pjesë e kampionatit hollandez. Ekipi i Willemit ka konfirmuar zyrtarisht se Avdijaj nuk do të jetë më pjesë e kësaj skuadre, teksa të dyja palët kanë shkëputur edhe marrëdhëniet midis tyre. Për pasojë, lojtari i përfaqësueses dardanase, do t’i duhet që të kërkojë një ekip të ri, pasi aktualisht nuk është pjesë e asnjë klubi. Kujtojmë që vlera e tij në tregun e lojtarëve gjatë kohës që ishte pjesë e Willemi ll, cilësohej rreth 2 milionë euro dhe gjithashtu në merkaton që lamë pas ai u përfol gjatë por pa patur një kontratë konkrete.
Tashmë gjërat për të nuk po shkojnë siç dëshironte lojtari, pasi në moshën e tij 22 vjeç, me talentin dhe aftësitë që ka, të përjashtohesh nga ekipi është e trishtueshme. Sjellja prej një adoleshenti i ka kushtuar shumë deri tani këtij lojtari, që e ka vazhduar edhe pasi ka marrë vesh lajmin e shkëputjes së marrëveshjes me Willem II. Këta të fundit u shprehën se nuk ishin të kënaqur nga forma fizike e Avdijajt, me shqiptarin që poston në “Instagram” ku tregon gjithë muskujt e tij. /Shqiperia.ch/