You are here
Home > Kombëtarja > ZYRTARE/ Myrto Uzuni kalon dhe firmos në skuadrën e re, tani me kampionët e Hungarisë

ZYRTARE/ Myrto Uzuni kalon dhe firmos në skuadrën e re, tani me kampionët e Hungarisë

Myrto Uzuni ka nisur aventurën e re në karrierën e tij pas shkëlqimit te Lokomotiva e Zagrebit dhe Laçi. Sulmuesi shqiptar ka marrë vlerësime të mëdha në Kroaci duke u konsideruar si një nga sulmuesit më të mirë të kampionatit.

Teksa pritej një kalim dhe hap tjetër përpara, lojtari shqiptar nuk zhgënjen me pritshmëritë. Myrto Uzuni ka kaluar te kampionët e Hungarisë, Ferencvaroshi. Eksperiencë e re kjo që do t’i jap më tepër rritje këtij futbollisti që do t’i duhet të përshtatet në një tjetër ambient.

“Sport Ekspres” publikon edhe fotot e para nga ky transferim i sulmuesit të Kombëtares që ka kaluar me sukses testet mjekësore, ndërsa edhe te Laçi fërkojnë duart pasi do të marrin më tepër sesa 300 mijë euro. /Sport Ekspres/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top