You are here
Home > Kombëtarja > Zyrtare/ Mbërrin vendimi te Shqipëria, Keidi Bare nuk grumbullohet pavarësisht ftesës

Zyrtare/ Mbërrin vendimi te Shqipëria, Keidi Bare nuk grumbullohet pavarësisht ftesës

“Shqiperia.ch” ka publikuar në mëngjesin e sotëm në mënyrë ekskluzive, se Rei Manaj nuk do t’i bashkohej Kombëtares pavarësisht ftesës. Kjo pasi klubi i Albacetes nuk e ka lejuar, duke kërkuar ta mbajë për kampionatin që vazhdon në ligën e dytë spanjolle.

Organizmat më të lartë të futbollit i japin këtë të drejtë spanjollëve, pasi ftesa duhet t’u mbërrij 15 ditë përpara grumbullimit të Kombëtares, ndërsa në rastin konkret flitej për një thirrje në rast emergjence. Albacete nuk është treguar bashkëpunuese, duke e bllokuar Manajn.

Në mëngjesin e sotëm pritej me interes edhe kthimi i përgjigjes nga ana e Malagas, që do të vendoste sa i përket ftesës së mbërritur nga ana e Shqipërisë për Keidi Baren. “Shqiperia.ch” mëson se edhe fati i mesfushorit është i njëjtë me Manajn, me Malagan që nuk e kanë lejuar një largim të tillë dhe me vendimin që tashmë ka mbërritur në Federatë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top