
Tashmë trajnerët e ekipeve përfaqësuese të shteteve të ndryshme kanë filluar nga puna duke kryer përgatitjet për ndeshjet eleminatore të kampionatit europian. Të gjithë trajnerët respektiv po vëzhgojnë nga afër lojtarët e rinj që mund të jenë afrimet e rradhës tek Kombëtaret që ata drejtojnë, duke udhëtuar në shtetet e ndryshme të Europës, por jo vetëm.
Nga krahu tjetër, Federatat respektive po punojnë për të programuar miqësore me skuadra të ndryshme që mund t’i përafrohen kundërshtarëve që kanë në grupet përkatëse. Ditën e sotme është zyrtarizuar edhe sfida miqësore e rradhës që do të zhvillojë përfaqësuesja e Kosovës. Për dardanasit, Federata e Kosovës së Futbollit, ka rezervuar një ndeshje luksi, teksa ekipi i Shaland do të ndeshet me kombëtaren e Danimarkës.
Kjo përballje është programuar për t’u zhvilluar në datën 21 mars në stadiumin Fadil Vokrri, datë kjo e cila ishte bosh për dardanët e që do ta nisin paksa më vonë “ferrin” e kualifikueseve të Europianit, atje ku do të kuptohet edhe gjendja e vërtetë.. Në këtë sfidë, zvicerani që drejton Kosovën do të ketë mundësinë për të provuar disa lojtarë të rinj, pse jo edhe ndoshta skema të reja që dardanasit mund t’i zhvillojnë gjatë eleminatoreve të ardhshme. Mund të theksojmë se kjo do të jetë edhe një përballje luksi për Kosovën, pasi ai do të zhvillohet në qytetin e Prishtinës.
Përsa i përket kësaj miqësoreje, dardanasit do të kenë mundësinë të përballin forcat e tyre me një kundërshtar më të fortë në letër dhe që i përafrohet Republikës së Çekisë dhe Bullgarisë. Kombëtare këto që Kosova i ka në grupin e saj për eleminatoret e europianit dhe shihen si favorite për të kaluar grupin. Kujtojmë që dardanasit kanë edhe një mundësi tjetër për të kaluar në finalet e kampionatit Europian, atë nëpërmjet “Ligës së Kombeve”, ku në gjysëmfinale do të ndeshet me Maqedoninë. E deri atëherë, djemtë e Shaland duhet të tregojnë potencialin e tyre në kualifikueset, aty ku gjenden në vazon e tretë dhe do të ketë kundërshtar tepër të fortë, si Anglia apo dhe Çekia. /Shqiperia.ch/