
Florian Kamberi është zyrtarisht lojtari i Rangers. Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë nënshkroi kontratën këtë të premte, pasi kaloi me sukses testet mjekësore. Lojtari është prezantuar sëbashku me trajnerin Gerrard dhe fanellën e re me numrin 23.
Skuadra e Hibernian pranojë të lërë të lirë lojtari me një marrëveshje huazimi deri në fund të sezonit e me të drejtë blerje gjatë afatit të verës për 750.000 paund. Kështu Kamberi bëhet shqiptari i dytë që i besohet nga drejtuesit e Rangers, pas aventurës së Eros Grezdës. Në Skoci Sulmuesi 24 vjeçar shihet si një lojtar mjaft premtues, i cili me mjaft pritet edhe nga trajneri Edi Reja në ndeshjet e radhës të Kombëtares së Shqipërisë./Shqiperia.ch/