
Një superndeshje është mbyllur në Itali dhe një tjetër po fillon, teksa ekipi i Juventusit do të përballet me Napolit, për të matur forcat për të parën herë në Serinë A.
Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare, teksa nga krahu i napolitanëve, Elseid Hysaj do të rikthehet nga minuta e parë, pasi u ul në stol në ndeshjen e kaluar ndaj Parmës. Për më tepër, mbrojtësi shqiptar do të ketë një detyrë mjaft të vështirë, pasi përballë tij do të ketë një kundërshtar si Kristiano Ronaldo, një nga më të mirët në botë. /Shqipëria.ch/
Formacionet zyrtare
Juventus: Szczesny; Cancelo, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Can, Pjanic, Matuidi; Dybala, Mandzukic, Ronaldo.
Napoli: Ospina; Hysaj, Albiol, Koulibaly, Mario Rui; Callejón, Allan, Hamsik, Zielinski; Mertens, Insigne.