You are here
Home > Kombëtarja > Zyrtare/ Fjalën e fundit e thotë legjenda e Kombëtares, Aliaj me Rrahmanin drejt ekipit të Serisë A

Zyrtare/ Fjalën e fundit e thotë legjenda e Kombëtares, Aliaj me Rrahmanin drejt ekipit të Serisë A

Tashmë nuk ka më dyshime sa i përket së ardhmes të mbrojtësit shqiptar, Amir Rrahmani. Lojtari i Kosovës ka nisur udhëtimin për të shkuar drejt Veronës, atje ku do të bëj edhe testet mjekësore, për të mbyllur përfundimisht zyrtarizimin.

Adrian Aliaj ka thënë edhe fjalën e fundit në lidhje me këtë marrëveshje dhe ato pak dyshime që mund të ishin, duke njoftuar udhëtimin nga Zagrebit drejt Italisë. Pikërisht legjenda e Kombëtares së Shqipërisë, është edhe menaxheri i Rrahmanit. Ky i fundit do të ketë mundësinë për të provuar një eksperiencë të re në Seria A për sezonin e ardhshëm. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top