You are here
Home > Kombëtarja > Zyrtare/ Eros Grezda prezantohet në ekipin e ri: Më kërkonte Hajduku dhe Rijeka

Zyrtare/ Eros Grezda prezantohet në ekipin e ri: Më kërkonte Hajduku dhe Rijeka

Eros Grezda është prezantuar në ekipin e ri, ndërsa bëhet fjalë për një rikthim te Osijeku. Futbollisti ka dështuar në eksperiencën e tij te Rangersi, atje ku më së shumti u kthye në qendër të diskutimit për sjelljen e tij. Sulmuesi shqiptar ka zgjedhur që të bëj një reagim filozofik për largimin nga Rangersi, ndërsa në “Instagram” ka shkruar:

“Ndonjëherë në jetë, gjërat nuk shkojnë ashtu siç i duam. Por gjëja më e rëndësishme është që asnjëherë nuk duhet të heqësh dorë nga ëndrrat e tua. I uroj më të mirat shokëve të skuadrës dhe klubit”, shkruan Grezda, por duke harruar që në fund të fundit, gjithëkush merr atë që meriton dhe korr frytet e punës.

Te kjo e fundit, kishte aq shumë për të përmirësuar te Rangersi. Ndërkohë në orët e fundit ka ardhur edhe prezantimi te Osijeku, atje ku Grezda shprehet se ka pasur edhe dy oferta të tjera nga Kroacia.

“Kam pasur disa oferta nga jashtë, por edhe nga Kroacia. Po, pati oferta edhe nga konkurrentë nga Kroacia. Më kërkuan nga Hajduk dhe Rijeka”, tha Grezda në konferencë.

Ndërkohë që drejtori i Osijekut, Alen Petrovic, ka zbuluar pak më tepër rreth formulës së marrjes së Grezdës nga Rangersi.

“Rangers do të marrë një përqindje të transferimit të ardhshëm. Financiarisht, është një punë e shkëlqyeshme dhe besoj që Grezda do ta ndërmarrë një hap më tej dhe do ta shesë veten në një ekip tjetër të madh. Sidoqoftë, ne jemi të interesuar që në këtë moment vetëm ta përshtasim sa më shumë me ekipin”, tha Petrovic.

https://www.facebook.com/nkosijek/videos/1034138473609271/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top