You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Zyrtare/ E vendos Milani, Kukësi nuk mund të ndeshet me Romën

Zyrtare/ E vendos Milani, Kukësi nuk mund të ndeshet me Romën

Një lajm i minutës së fundit vjen nga Italia, atje ku Milani zyrtarisht është përjashtuar nga Europa League për shkak të Fair Playt financiar. Në kushte të tilla, ka ndikim edhe në axhendën e klubit shqiptar, Kukësit.

Fillimisht verilindorët do të ndeshen me Debrecenin në turin e parë, ndërsa shorti i rezervoi Romën në atë pasardhës. Por tashmë këta të fundit do të marrin vendin e Milanit të përjashtuar, për të shkuar direkt në grupe. Nëse Kukësi arrin të kaloj Debrecenin, atëherë do të ndeshet me Torinon. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top