You are here
Home > Futboll Bota > Zyrtare/ E si mund të ndodhte ndryshe? Trajneri i ri i Serbisë, njeriu që refuzoi Kosovën

Zyrtare/ E si mund të ndodhte ndryshe? Trajneri i ri i Serbisë, njeriu që refuzoi Kosovën

Trajneri i ri i Serbisë ishte vetëm një çështje formaliteti, pasi emri i përmendur që në ditën e parë, u zyrtarizua në orët e fundit. Bëhet fjalë për ish-teknikun e Malit të Zi, Ljumbisa Tumbakovic.

Pikërisht njeriu që refuzoi të ishte në stol ndaj Kosovës, duke e dorëzuar vendimin e tij pak orë para ndeshjes. Qartazi kjo nuk ishte dëshira dhe vullneti i plotë i Tumbakovic, që hoqi dorë kur nuk mundi t’i bënte më ballë presionit të shtuar nga vendlindja.

Tashmë në Serbi e nderojnë duke i besuar drejtimin e Kombëtares këtij njeriu, që nëse nuk do të kishte në atë mënyrë në takimin ndaj dardanëve, do të diskutohej për kokën e tij e jo më të flasim për të marrë drejtimin e Kombëtares. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top