You are here
Home > Futboll Bota > Zyrtare/ Cikalleshi e nis me Beshiktashin aventurën e re: Zgjodha mes 3 ofertave!

Zyrtare/ Cikalleshi e nis me Beshiktashin aventurën e re: Zgjodha mes 3 ofertave!

Cikalleshi e ka mësuar ekipin e ri, nëse mund ta quajmë në këtë mënyrë, pas aventurës së shkurtër me Goztepe. Këta të fundit e larguan sulmuesin shqiptar dhe nuk kërkuan vazhdimin e huazimit, për shkak së rëndësisë së pakët që kishte ky futbollist në skuadrën në fjalë.

Tashmë Cikalleshi është rikthyer te Akhiaspori, me këtë të fundit që ka blerë përfundimisht vlerën e kartonit të sulmuesit te Osmanlispori. Një kontratë 3.5 vjeçare është firmosur, ndërsa lojtari i Kombëtares shprehet se gjendej mes 3 ofertave.

Sipas të gjitha gjasave, Cikalleshi do të luajë në takimin e rradhës ndaj Beshiktashit, për të bindur menjëherë tifozët e Akhisporit mbi cilësitë e tij e për të luftuar për mbijetesën në Turqi. Me një rrëfim të gjatë në “Instagram”, futbollisti ynë shkruan:

“Une tashme nuk jam me pjese e klubit Goztepe! Une dhe menaxheri im vendosem te shkepusim marredheniet profesionale me mirkuptim me klubin per 2 arsye:

E para : Pasi hapesirat e mia per te luajtur ishin te pakta dhe per shume arsye kjo vazhdoj shume gjate !

E dyta : U hap drita jeshile per te levizur tek cilido klub ne superlig ne merkaton e janarit !Faleminderit Goztepe per bashkepunimin edhe pse te shkurter qe kaluam bashke ! Qe nga sot me shume lumturi bej me dije qe mes 3 ofertave qe kisha zgjodha ekipin ku ndjehem si ne shtepi qe me hapi dyert pa hezitim per tme bere pjese te tyrin ,Akhisarspor! Presidenti i ekipit bleu perfundimisht kartonin tim nga klubi Osmanlispor dhe bashke firmosem nje kontrate 3.5 vite ! Falenderoj klubin Osmanlispor per gjetjen e gjuhes se perbashket dhe i uroj suksese te metejshme ! Jam shume i uritur per te luajtur dhe po pres me padurim te zbres ne fushe per ekipin tim te ri ! Sokol Cikalleshi”

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top