You are here
Home > Kombëtarja > Zyrtare/ Avdijaj prezantohet te ekipi i ri, turqit i japin kontratën e veçantë për shkak të sjelljes

Zyrtare/ Avdijaj prezantohet te ekipi i ri, turqit i japin kontratën e veçantë për shkak të sjelljes

Ashtu siç edhe “Shqiperia.ch” raportoi në mëngjesin e sotëm, është bërë zyrtare transferimi i Donis Avdijaj te Trabzonspori. Sulmuesi i Kosovës është prezantuar para mediave me fanellën e re që do të luajë nga sezoni i ardhshëm.

Në Turqi i kanë marrë të gjitha informacionet mbi bëmat e shumta të Avdijajt dhe largimet që ndodhin për shkak të sjelljes dhe mungesës së disiplinës. Por sigurisht që talenti dhe potenciali për të ardhmen nuk i mungon këtij lojtari.

Kjo e ka shtyrë Trabzonsporin që t’i jap edhe një kontratë të veçantë Avdijajt, që nuk para ndodh në rastet normale. Futbollisti shqiptar ka nënshkruar kontratën 1+3. Fillimisht ai do të fitojë 270.000 euro, ndërsa nëse arrin të bind drejtuesit e klubit dhe të vazhdoj me tre vitet e tjera, atëherë rroga do të shumëfishohet për të shkuar në 1.375.000 euro. E gjitha kjo vjen pas Trabzonspori kërkon të shoh reagimin e Avdijajt… /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top