You are here
Home > Kombëtarja > Zyrtare/ Armando Vajushi gjen ekipin e ri, transferohet në Ligën e Dytë dhe niset në Turqi

Zyrtare/ Armando Vajushi gjen ekipin e ri, transferohet në Ligën e Dytë dhe niset në Turqi

Armando Vajushi ka gjetur më në fund një ekip të ri, pas shumë muajsh pushim. Dëshira e këtij futbollisti ka qenë për t’iu bashkuar Avelinos, por këta të fundit nuk e kanë marrë në ekip. Gjithsesi kjo histori i përket së shkuarës dhe ka ardhur zyrtarizimi i ekipit të ri.

Futbollisti shkodran është marrë nga ana e Petrolul Ploiesti, që merr pjesë në ligën e dytë të kampionatit në Rumani. Njoftimi ka ardhur nga vetë drejtuesit e klubit se kanë marrë edhe Armando Vajushin si përforcim për merkaton e dimrit. Menjëherë do të vijë bashkimi me grupin drejt Antalias, atje ku do të zhvillohen edhe përgatitjet për vazhdimin e sezonit. Petrolul ndodhet në vendin e 8 në ligën e dytë me 31 pikë, ndërsa kërkojnë të ngjiten në elitën e futbollit.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top