You are here
Home > Futboll Bota > Zyrtare/ Arbër Zeneli hedh firmën, është lojtari më i ri në “Ligue 1”

Zyrtare/ Arbër Zeneli hedh firmën, është lojtari më i ri në “Ligue 1”

Tashmë ka përfunduar çështja e Arbër Zenelit. Në një telenovelë ishte kthyer e ardhmja e futbollistit shqiptar, që kërkohej nga shumë klube europiane.

Megjithatë sulmuesi i Kosovës, ka zgjedhur të bëhet pjesë e Reimsit. Firma është hedhur dhe gjatë ditës së nesërme, Zeneli do të dalë në stërvitje me ekipin francez, që bën pjesë në elitën e kampionatit të njohur.

Më parë ky lojtar kishte luajtur me Herenvenin, duke u kthyer në futbollistin më të mirë të “Eredivisie”, duke marrë për bazë asistet e dhëna. Mbetet të shihet nëse kjo formë e mirë e Zenelit, do të vazhdojë edhe në Francë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top