You are here
Home > Kombëtarja > Zyrtare/ Afrim i ri te Shqipëria, Panuçi merr mesfushorin e jehonës në Sllovaki

Zyrtare/ Afrim i ri te Shqipëria, Panuçi merr mesfushorin e jehonës në Sllovaki

Pas shumë ndeshjesh duke u shpallur në formacionin më të mirë të kampionatit slloven, Kristi Qose do i bashkohet për herë të parë Shqipërisë në drejtimin e Panuçit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i mesfushori shqiptar, Ruzemberok.

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, ekipi sllovak shprehet se Qose do të jetë i ftuar te Shqipëria për dy takimet ndaj Turqisë dhe Andorrës. Këtë sezon ky futbollist ka qënë titullar i padiskutueshëm me Ruzermberokun, madje duke arritur të shënonte edhe 6 gola.

Trajneri italian do të merrte edhe kritika për mos grumbullimin e këtij mesfushori shkatërrues, që do i bashkohet kuqezinjve në mars. Qose ka luajtur edhe për moshat tona, ndërsa numëronte vetëm një miqësore me Shqipërinë e madhe. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top