You are here
Home > Futboll Bota > Zvicrën e mbajnë shqiptarët/ I kujtuan edhe bukën e ngrënë, Shaqiri tani “PO”

Zvicrën e mbajnë shqiptarët/ I kujtuan edhe bukën e ngrënë, Shaqiri tani “PO”

Shqiptarët e Zvicrës ashtu si bashkombasit e tyre që fituan kundër Izraelit, Xhaka, Shaqiri&CO kanë rritur të fitojnë ndeshjen e parë në “Ligën e Kombeve”.  Helvetët fituan me rezultatin 6 me 0 kundër Islandës, duke mos i lënë asnjë shans kundërshtarit për të reaguar.

Në këtë ndeshje kanë shënuar ashtu si gjithmonë, edhe shqiptarët e Zvicrës. Xherdan  Shaqiri shënoi golin e tretë për helvetët, Albion Ajeti golin e pestë, ndërsa spektaklin e golave e ka mbyllur Admir Mehmedi. Duhet vënë në dukje që shqiptarët që luajnë me këtë përfaqësuese, kanë bërë një paraqitje mbi nivelin mesatar në ditën e sotme.

Më parë do të ishin zviceranët ata që do i kujtonin Shaqiri edhe bukën e ngrënë, aqsa shpreheshin se nuk kafshohet dora e cila të ushqen. Por nga tjetër, Shaqiri tregoi edhe njëherë ndaj Islandës, se nëse helvetët janë në këtë pozitë ku gjenden sot, një dorë e madhe u vjen nga shqiptarët.

Pra, e gjitha ajo dorë e madhe që u ka ardhur shqiptarëve për t’u ushqyer, e ka pasur një interes të fituar nga mbrapa, duke mos qenë aq shumë e pafajshme sa pretendohet. Një kryevepër e mesfushorit shqiptar nga goditja e dënimit, është realizimi më i bukur i të gjithë golave të shënuar nga Zvicra sot. Atëherë kush po e mban Zvicrën? Shaqiri, tani “PO”! /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top