Ditën e djeshme skuadra e Zurich ka arritur të marrë një fitore paksa të vështirë në sfidën që kishte kundër Red Star Zyrih, një ekipi tërësisht modest, me rezultatin e ngushtë 2-3. Tek ekipi zviceran i Zurich janë pjesë edhe tre lojtarët shqiptarë, siç është mbrojtësi Mirlind Kryeziu që zgjodhi të luante me përfaqësuesen e Kosovës, Hekuran Kryeziu dhe Benjamin Kololli.
Përsa i përket Zyrihut, ditën e djeshme mund të themi se zbriti në fushë me formacionin rezervë, pasi edhe kundërshtari i tyre ishte tepër inferior në letër, ndonëse Red Star Zyrih, arriti t’i shënonte 2 gola gjigandëve zviceranë dhe të vinte në diskutim rezultatin.
Ndërsa kur i kthehemi legjionarëve, Kryeziu mundi që në këtë sfidë të ishte titullarë, ndonëse në 10 ndeshjet e fundit ai është aktivizuar në total vetëm 8 minuta, ndërsa ditën e djeshme luajti për herë të parë për 90 minuta.
Përpara pak ditësh Mirlind Kryeziu bëri zgjedhjen e tij, Kosovën, ndërsa shprehej se te Zvicra i janë lutur për të ndryshuar vendimin. Padyshim një pasurim për prapavijën e Shalandit, por fillimisht mbrojtësi duhet të punojë më tepër për t’u aktivizuar te Zurich. /Shqiperia.ch/