You are here
Home > Futboll Bota > “Zvicra? JO faleminderit, se kemi Shqipërinë”! Rastet e krenarisë nga futbollistët e Kombëtares

“Zvicra? JO faleminderit, se kemi Shqipërinë”! Rastet e krenarisë nga futbollistët e Kombëtares

Shpeshherë kemi parë që Shqipëria të kthehet në një zgjedhje të dytë, kur përpara saj vihet Zvicra. Për të nisur me emrat do na duheshin kohë për të përfunduar, por ne do t’u paraqisim anën tjetër.

Megjithëse më të pakët në numër, ka edhe nga ata shqiptarë që nuk e menduan gjatë Zvicrën për të ardhur te Shqipëria. “Shqiperia.ch” sjell tre rastet e fundit, me lojtarë që “u verbuan” nga ngjyra e kuqe e atdheut dhe fanellës. Lorik Cana i prin gjithmonë listët së Kombëtares tonë, edhe këtë herë nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe.

Interesimi më i madh për të ka qenë nga Franca, por sipas asaj që ka thënë babai i tij, Agim Cana, edhe Zvicra ka shfaqur interes për të marrë Lorikun. Ky lojtar mund të siguronte një vend në të gjitha Kombëtaret e mundshme, të paktën një shans e kishte të garantuar, megjithatë ai kishte lindur për të qenë legjendë në vendin e këtij. Këtë ia siguronte vetëm Shqipëria dhe Loriku jo më kot nuk kishte dyshime.

Për të vazhduar më tutje, do të ishte Amir Abrashi që do i thoshte “JO” helvetëve, duke iu bashkuar kuqezinjve. “Pasi nuk arritëm të kualifikoheshim me ekipin e 21 vjecarëve në Euro 2013 me Zvicrën, Federata Shqiptare e Futbollit dhe më kontaktoi. Ottmar Hitfield më donte por unë vendosa për Shqipërinë dhe ky ishte një ndër hapat më të mirë që kam bërë në karrierën time”, shprehej përpara disa kohësh mesfushori shqiptar.

Shqipëria mbi të gjitha, ky është parimi që do të ndiqte edhe Berat Gjimshiti. Gjatë kohës që luante te Zyrihu, jehona e këtij mbrojtësi do të ishte edhe më e madhe se kjo aktualja, teksa luan në Seria A me një ekip si Atalanta. Të gjithë luftonin për shërbimet e tij, por pavarësisht mënyrës sesi situatat rrodhën ku një refuzim i Shqipërisë do të justifikohej në mënyrën më të mirë të mundshme, ashtu siç rëndomtë jemi mësuar të dëgjojmë, përgjigja ishte e tillë: “Faleminderit, por kemi Shqipërinë”. Tashmë këto kambana bien për lojtarët e rinjë. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top