You are here
Home > Futboll Bota > Zviceranëve nuk u shpëton asgjë: Granit Xhaka! Feston me shqiponjë…sërish

Zviceranëve nuk u shpëton asgjë: Granit Xhaka! Feston me shqiponjë…sërish

Granit Xhaka zgjodhi të festonte sërish me shqiponjë në golin e realizuar për ndeshjen simbolike të Pavarësisë së Kosovës. Megjithëse e kishte dhënë premtimin për të dytën herë se një gjë e tillë nuk do të përsëritej më.

Fillimisht fjala e dhënë u thye në takimin ndaj Serbisë, me jehonën e madhe në Botërorin e Rusisë, pas asaj shqiponjë të bërë nga Xhaka dhe Shaqiri. Gjyqi u bë menjëherë nga helvetët, atje ku mesfushori i Arsenalit do të jepte garancinë se “shqiponjë” nuk do të fluturonte më nga duart e tij.

Media zvicerane “Nau.ch” shkruan se e njëjta situatë ndodhi edhe në ndeshjen e Pavarësisë: “Përfundimisht është festimi i tij i preferuar. Granit Xhaka tregon pas golit të shënuar sërish shqiponjën. Sërish”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top