Taulant Xhaka ka luajtur një tjetër 90 minutësh, në takimin që Bazeli fitoi në transfertë ndaj Xamax në shifrat 0-2. Këtë herë është një media e njohur zvicerane, “Neue Zürcher Zeitung”, që ka bërë një koment të veçantë për mesfushorin shqiptar.
Nisur nga mënyra sesi lojtari i Kombëtares zgjidhte për t’u përplasur me kundërshtarët, sa i përket aspektit futbollistik, zviceranët vendosin theksin në një detaj të veçantë. Xhaka kërkonte disa herë për t’i tërhequr kundërshtarët edhe nga flokët nëse i jepej rasti, ndërsa i këshillohet edhe një takim miqësor në fundin e ndeshjes, për të ulur disi gjakrat.
“Taulant Xhaka kishte një zakon të veçantë për t’u marrë me lojtarët kundërshtarë. Ai i kapte ata nga flokët. Ashtu si lojtari i atëhershëm, Renato Steffen. Apo edhe futbollisti tjetër zviceran, Moritz Bauer. Do të ishte më mirë të bëhej një takim për çaj në fundin e ndeshjes”, shkruhej në median zvicerane. /Shqiperia.ch/