
Në kohët e fundit në mënyrë abuzive, është zyrtarizuar kalimi i Basiten Tomës dhe Florent Hadërgjonaj te Kosova. Pavarësisht dëshirës së madhe që një gjë e tillë të ndodhë, “Shqiperia.ch” ka mësuar se të paktën në rastin e parë, futbollisti i Sionit ende nuk ka vendosura asgjë në lidhje me të ardhmen e tij.
Fjalët e Shaland se dëshiron që Hadërgjonaj dhe Toma të bashkohen me Kosovën, janë marrë si një fakt i kryer nga mediat shqiptare. Në Zvicër janë më serioz në këtë drejtim, teksa e dinë më së miri se për çfarë bëhet fjalë. Një prej mediave helvete, “4-4-2”, e ka ngritur alarmin për një largim të mundshëm të dy lojtarëve nga Zvicra te Kosova.
Sigurisht, bazuar vetëm në dëshirën e Shalandit dhe në asnjë komunikim tjetër zyrtar. Por nëse “i magjishmi” Toma trajtohet në një mënyrë disi më te veçantë, Florent Hadërgjonaj shihet si i tepërt te Zvicra. Vetë media helvete shprehet se duke parë emrat e Lichtsteiner, Michael Lang, Kevin Mbabu dhe gjithashtu Silvan Widmer, futbollisti shqiptar është shumë pranë largimit. Një gjë të tillë e ka pohuar edhe vetë Shaland, i cili është shprehur se Hadërgjonaj duhet t’i bashkohet Kosovës, pasi nuk mund të luajë dot për Zvicrën.
Futbollisti i Huddersfield është thirrur nga trajneri Petkoviç, por ende nuk e ka luajtur një ndeshje zyrtare me fanellën e atij shteti, për shkak të mungesës së hapësirës. Nga ana tjetër, Toma është pjesë e Zvicrës U-21, ndërsa vendimi i tij do të bëhet publik brenda pak kohësh. /Shqiperia.ch/