You are here
Home > Futboll Bota > Zviceranët bëjnë llogaritët e vitit: Na e veshën Botërorin me shqiponjë!

Zviceranët bëjnë llogaritët e vitit: Na e veshën Botërorin me shqiponjë!

Një vit futbollistik është duke u mbyllur, ndërsa në të gjitha shtetet europiane po bëhet një rezyme për gjërat të cilat janë lënë pas. Padyshim që pika e përbashkët është Botërori i Rusisë, atje ku Franca do të dilte fitimtare.

Në llogaritë e Zvicrës, kopertina e bllokut të shënimeve, është e veshur me shqiponjë. Ai simbol i bërë nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri pasi i shënuan Serbisë, nuk i ka dalë ende nga mendja as vetë zviceranëve.

Media sportive “TheBasel” e ka quajtur në këtë mënyrë: “Kupa e Botës me shenjën e shqiponjës”. Kështu është përmbledhur në pak fjalë Botërori i Zvicrës në Rusi. Një pikë tjetër e përmendur se për çfarë do të mbahet mend Botërori i kaluar, janë edhe simulimet e Nejmarit. Megjithatë, përpara festimit të Xhakës dhe Shaqirit nuk konsiderohet, pasi ato janë një temë diskutimi edhe sot në Zvicër. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top