
Liga e Kombeve vazhdon me ndeshjet e rradhës teksa para pak minutash ka startuar sfida mes Zvicrës dhe Islandës. Vëmendja maksimale veç startit u përqendrua tek dyshja Xhaka-Shaqiri. Debati për “shqiponjën” kryqëzoi dy lojtarët me origjinë shqiptare teksa këta të fundit u tërhoqën për xhestet e bëra gjat festimit.
Tenelovela vazhdon sërish sot. Gjatë këndimit të himneve, Granit Xhaka në fillim të rreshtit, si kapiten i zgjedhur, nuk nguroi të këndojë himnin e zviceranëve. Shpërblesa e shiritit joshi mesfushorin e Arsenalit që të ulë kokën e të kthehet nën prehrin e ngrohtë të Zvicrës. Ndryshe ndodhi nga fundi i rreshtimit të lojtarëve. Shaqiri nuk denjoi të pëshpëriste njësoj si bashkëatdhetari i tij./Shqipëria.ch/