
Toni Domgjoni dhe Benjamin Kololli ishin protagonistët e skuadrës së Zyrihut në takimin e sotëm, teksa në fitoren me rezultatin 2-5, në katër prej realizimeve, protagonistët ishin lojtarët shqiptarë.
Pjesa e parë midis Luzernit dhe Zyrihut është mbyllur me rezultatin 1-2, ku Domgjoni ka mundur të finalizojë golin e parë të skuadrës së tij duke zhbllokuar shifrat e takimit në minutën e 5. Mesfushori shqiptar ka mundur të shënojë me një realizim perfekt nga jashtë zonës, teksa me këmbën e majtë e ka dërguar topin në katërkëndësh. Një gol ky që për 20-vjeçarin do të jetë në “kornizën” e dhomës së tij, ndërsa në golin e dytë do të vinte pasimi i fundit nga ana e tij.
Kujtojmë që Domgjonaj është pjesë e Kombëtares Zvicerane U-21, por gjasat janë të mëdha se mund ti bashkohet përfaqësueses së Kosovës duke iu bashkangjitur edhe shqiptarëve të tjerë që janë pjesë e klubit të Zyrih siç janë, Hekuran Kryeziu, Mirlind Kryeziu dhe Benjamin Kololli.
Ndërsa në pjesën e dytë, do të ishte rradha që Benjamin Kololli të përsërite dhe ndiqte gjurmën e Domgjonit, duke realizuar dhe dhënë pasimin e fundit, në golin e parafundit të Zurich ndaj Luzern. /Shqiperia.ch/