You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Zurich e ka kthyer në traditë, Domgjoni bëhet gati të braktisë Zvicrën si Kryeziu

Zurich e ka kthyer në traditë, Domgjoni bëhet gati të braktisë Zvicrën si Kryeziu

Zurich është kthyer edhe në fabrikën më të madhe të futbollistëve të Kosovës. Thuajse çdo futbollist që ka pasur disa variante për të zgjedhur sa i përket përfaqësueses, në fund ka vendosur për dardanët.

Pas Kolollit, Hekuran Kryeziut, ishte momenti që Mirlind Kryeziu të vendoste për Kosovën, ndërsa do i bashkohet Shalandit në ndeshjet e nëntorit. Kështu, trajneri zviceran pret një tjetër futbollist premtues që mund t’i vi nga skuadra e Zurich.

Flitet për Tomi Domgjonin, mesfushorin 20-vjeçar që cilësohet si një nga të mirët e këtij klubi, ndërsa ka shënuar një gol këtë sezon në “Europa League”, e ka dhënë dy asist në kampionat. Domgjoni ka luajtur për të gjitha grupmoshat e Zvicrës, megjithatë nuk do të ishte çudi që emri i tij të paraqitej në listën e Shaland për takimet ndaj Maltës dhe Azerbajxhanit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top