Zurich është kthyer edhe në fabrikën më të madhe të futbollistëve të Kosovës. Thuajse çdo futbollist që ka pasur disa variante për të zgjedhur sa i përket përfaqësueses, në fund ka vendosur për dardanët.
Pas Kolollit, Hekuran Kryeziut, ishte momenti që Mirlind Kryeziu të vendoste për Kosovën, ndërsa do i bashkohet Shalandit në ndeshjet e nëntorit. Kështu, trajneri zviceran pret një tjetër futbollist premtues që mund t’i vi nga skuadra e Zurich.
Flitet për Tomi Domgjonin, mesfushorin 20-vjeçar që cilësohet si një nga të mirët e këtij klubi, ndërsa ka shënuar një gol këtë sezon në “Europa League”, e ka dhënë dy asist në kampionat. Domgjoni ka luajtur për të gjitha grupmoshat e Zvicrës, megjithatë nuk do të ishte çudi që emri i tij të paraqitej në listën e Shaland për takimet ndaj Maltës dhe Azerbajxhanit. /Shqiperia.ch/