FIFA si çdo muaj ka publikuar renditjen e saj zyrtare të ekipeve Kombëtare, duke parë ecurinë e këtyre të fundit në përballjet që ato kanë patur.
Përsa i përket Shqipërisë, në krahasim me muajin e shkuar që u rëndit në vendin e 57, këtë herë kuqezinjtë kanë humbur 3 vende, duke u rënditur në vendin e 60. Mesa duket barazimi me Jordaninë dhe humbja kundër Skociës, ka dhënë efektet e saj në renditjen botërore, ku ekipi i Panuçit ka plot 1383 pikë në këtë tabelë klasifikimi.
Kujtojmë që në muajin tetor Shqipëria mori një barazin 0-0 kunëdr Jordanisë dhe u mposhtën në trasfertën e Skocisë me rezultatin 2-0. /Shqiperia.ch/