You are here
Home > Futboll Bota > Zhegrova trullos edhe lojtarët e Shtutgartit, por e njëjta pyetje: Çfarë u bë në fund?

Zhegrova trullos edhe lojtarët e Shtutgartit, por e njëjta pyetje: Çfarë u bë në fund?

Pak ditë më parë është publikuar një video nga spektakli i Edon Zhegrovës ndaj Lausanes së Zvicrës. Futbollisti shqiptar do të trulloste katër kundërshtarë, për të pasuar në mënyrën e duhur te shoku i skuadrës.

Sigurisht, duke parë nivelin e rivalëve në dyshim vendosej edhe se deri ku shkonte merita e Zhegrovës në atë rast. Ndërkohë një tjetër moment vjen nga fitorja e Bazelit ndaj Shtutgarit, që ka përfunduar në shifrat 3-2.

Sulmuesi i Kosovës ishte i pandalshëm në krahë duke dhuruar spektakël me driblimet dhe lëvizjet e ngjashme që na kujtojnë ato të Lionel Mesit, por sërish problemi i madh mbetet te finalizimi dhe konkretizimi i rastit. “Çfarë u bë në fund”?/Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top