You are here
Home > Futboll Bota > Zhegrova flet për herë të parë: Barcelona dhe Milan? Nuk mbarojnë këtu ofertat

Zhegrova flet për herë të parë: Barcelona dhe Milan? Nuk mbarojnë këtu ofertat

Jehonë e madhe për Edon Zhegrovën në kohët e fundit, teksa mediat italiane dhe spanjolle shprehen për klubet e njohura që kërkojnë shërbimet e talentit shqiptar.

Barcelona dhe Milani po e vëzhgojnë me kujdes, duke menduar për të marrë në merkaton e janarit këtë lojtar. Vetë futbollisti ka folur në lidhje me këto oferta për “Gazetën Ekspres”, duke shtuar se ka edhe oferta nga klube të tjera.

“Po ndihem shumë mirë. Normalisht se do të ishte nder për mua të luaj në një klub si Barcelona apo Milani. Por, kam edhe oferta të tjera dhe jemi në bisedime.

Edhe pse nuk kam pasur minuta të mjaftueshme me Genkun, unë kam punuar shumë dhe do të vazhdoj të punoj si gjithmonë. Tani jemi në bisedime për ta zgjedhur opsionin më të mirë për mua”, shprehet Zhegrova. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top