Edon Zhegrova vazhdon të shohë e të ndjekë skuadrën e tij, Genkun, nga televizori. As në takimin e vlefshëm për “Europa League”, atje ku belgët do të ndeshen ndaj Beshiktashit, Klement nuk e ka zgjedhur talentin shqiptar në listën e lojtarëve të grumbulluar.
Tashmë është qartësisht e dukshme, kemi të bëjmë me një krisje të marrdhënieve mes trajnerit dhe lojtarit, pasi është bërë e disata ndeshje rradhazi që emri i tij nuk po figuron më. Sigurisht, nuk ka aspak të bëj forma dhe potenciali i këtij lojtari, që është i atij niveli sa për të qenë edhe si titullar në fushë, jo vetëm i grumbulluar, por sjellja e tij brenda dhe jashtë fushës.
Egoizmi i Zhegrovës dallohet lehtësisht në fushën e lojës, ndërsa kjo nuk pëlqehet në nivelet më të larta të futbollit, si ai në Belgjikë. Mesa duket marrdhëniet e Zhegrovës me trajnerët deri tani nuk kanë qenë edhe aq të mira, ku vetëm për “dashuri” nuk mund të flitet. Panuçi do të shprehej disa kohë më parë se ky lojtar nuk ka by… për Kombëtaren, ndërsa edhe me Shaland ka pasur përplasje sa i përket aktivizmit si titullar. Zhegrova, duhet të ndryshosh diçka, mëkat të shpërdorohet ai talent! /Shqiperia.ch/