You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Zhegrova bën gati valixhen, dëshira për t’u dukur në fushë e nxjerrë jashtë loje te Genku

Zhegrova bën gati valixhen, dëshira për t’u dukur në fushë e nxjerrë jashtë loje te Genku

Trajneri Klement e kishte thënë prej kohësh për Zhegrovën: “Ka talent të madh. Do shpërblehet me minuta nga ana ime, sa herë që të tregojë thjeshtësi në fushë. Nuk duhet që të përpiqet për t’u dukur në fushë”, u shpreh tekniku i Genk.

Asgjë nuk ka ndryshuar në situatën e talentit shqiptar, që nuk po preferohet më si zgjedhje e parë në ekipin belg. Pavarësisht se ka gjithë aftësitë për të qenë një titullar i padiskutueshëm, sjellja e tij në fushë e lojës nuk pëlqehet nga trajneri dhe një pjesë e tifozëve.

Më shumë egoist nga çfarë duhet, nëse topi është në këmbët e Zhegrovës, e pamundur është që të kalojë në këmbët e një futbollisti tjetër të skuadrës së tij. Genk do të luajë një ndeshje jetike në ndeshjen e nesërme në “Europa League” ndaj Sarpsborg, për të vendosur nëse do të kalohet më tej. Zhegrova sërish do të mungojë në listën e skuadrës, ndërsa ka nisur të bëj gati valixhen për largimin në janar. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top