You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Zgjodhën Kosovën përpara Shqipërisë, familja vendimtare në zgjedhjen e talenteve të reja

Zgjodhën Kosovën përpara Shqipërisë, familja vendimtare në zgjedhjen e talenteve të reja

Kosovës U-21 i janë afruar sërisht 2 talente të tjerë të rinjë. Medjon Hoxha dhe Fuad Rahimi grumbullohen për herë të parë me fanellën e Kosovës. Hoxha luan për Kortrijk në Belgjikë, ndërsa Rahimi për Wil në Zvicër.

Futbollistët tregojnë përshtypjet e para që ndjenë kur u bashkuan me përfaqësuesen e Kosovës:“Kam zgjedhur vendin që e dua më shumë. Ka qenë shumë e lehtë kur ata më kanë thërritur. Edhe nëna më ka thënë që duhet të luash vetëm për Kosovën. Ka qenë e interesuar edhe Belgjika, por tashmë së fundmi edhe Shqipëria, por unë jam shqiptar i Kosovës dhe duhet të vija këtu. Kam luajtur me të gjitha kategoritë në Kortrik dhe shpresoj që të shkoj te kombëtarja A”, u shpreh Medjon Hoxha.

Nga ana tjetër, edhe lojtari që aktivizohet në Zvicër, Fuad Rahimi ka dhënë deklaratën e tij për “Sport në KTV”, ku shprehet i kënaqur me mbërritjen te Kosova.
“Më kanë pritur shumë mirë. Njoh 2-3 futbollistë dhe më folën fjalë të mira. Kam më shumë lidhje me Kosovën dhe janë ata që kanë treguar më shumë interes”, ka përfunduar Rahimi.

Ajo që vlen për t’u theksuar, është se rastet kur familjarët vendosin për të ardhmen e talenteve të reja, janë shtuar gjithmonë e më tepër. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top