
Pavarësisht dëshirës së madhe që kanë shpeshherë shqiptarët për të kërkuar “tragjedinë” dhe gjërat e këqija që fatkeqësisht në vendin tonë janë të shumta dhe vetëm këto na serviren, gjithmonë ka edhe një anë tjetër të medaljes.
Madje, edhe shumë më të mirë. Dita e sotme, 7 shkurt 2019, mbetet historike për futbollin shqiptar në përgjithësi. Për herë të parë do të kemi një zë që do të jap jehonë problematikave të futbollit tonë më gjerë, pasi presidenti i FSHF-së, Armando Duka, ka fituar garën në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s.
Aty nga dalin edhe rregullat më të rëndësishme të futbollit, do të ketë një përfaqësues shqiptarë që do të kërkojë për më të mirën e futbollit tonë. Por sigurisht nëse shohim gjithë progresin tonë ndër vite, kjo arritje është vetëm një tregues e asaj që Shqipëria është në Ballkan.
Gjithmonë e më tepër faktori shqiptar po kthehet ndikues, në të gjitha fushat e jetës, ndërsa edhe në futboll po bëhet një përparësi shumë e madhe. Nga kualifikimi i parë i Skënderbeut në “Europa League”, te Shqipëria në Europian, e tashmë me përfshirjen në organin më të lartë vendimarrës në UEFA. /Shqiperia.ch/