You are here
Home > Kombëtarja > Zgjedhin Shqipërinë dhe djegin karrierën në Greqi, Hajdari i bashkohet rastit të Kaçes

Zgjedhin Shqipërinë dhe djegin karrierën në Greqi, Hajdari i bashkohet rastit të Kaçes

Nuk duhet të jetë politik, por futbolli shpeshherë është i tillë. Nuk duhet të ketë racizëm, por futbolli është njëfarë pasqyrimi i realitetit, nuk mund të qëndrojë larg tij, shumë racizëm në të dhe me shumicë madje.

Greqia mund të jetë një vend shumë i zhvilluar dhe i kulturuar, por patriotizmi i tyre shpeshherë i sëmurë, i kalojnë në kohët primitive. Në Shqipëri asnjëherë nuk gjykohet një futbollist për shkak të shtetësisë së tij, nëse është serb, grek apo çfarëdo tjetër.

Në Greqi nuk ndodh kështu, Ergys Kaçe e refuzoi Greqinë dhe u fotografua me fanellën e UÇK-së, kaq mjaftoi që karriera e mesfushorit shqiptar të mbyllej, aty ku nisi edhe lidhja e tij më e madhe me Shqipërinë. Nuk ka rëndësi talenti nëse ekziston apo jo te lojtari, mjaftoi fakti që ai zgjodhi Shqipërinë.

E njëjta gjë ndodhi edhe me Astrit Hajdari. Në momentin kur ky i fundit do të vinte te kombëtarja shqiptare, aktivizohej te Aeku, edhe pse jo si një titullar i padiskutueshëm. Tani? Hajdari nuk e gjeni as në stol, për të njëjtën arsye, si në rastin e Kaçes. Në shtetin e demokracisë, ka shumë primitivizëm… /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top