You are here
Home > Futboll Bota > Zgjedhin përfaqësuese të ndryshme, Seferi si Cana: Mos ta mendojmë më gjatë Shqipërinë!

Zgjedhin përfaqësuese të ndryshme, Seferi si Cana: Mos ta mendojmë më gjatë Shqipërinë!

Shumë kohë më parë, në një intervistë për “Shqiperia.ch”, Taulant Seferi ishte shprehur se dëshira e tij më e madhe ishte ndjekja e gjurmëve të Lorik Canës. Mesa duket nuk do të jetë vetëm një dëshirë, pasi futbollisti i Winterthurit po ecën i sigurtë në këto hapa.

Më i miri është nga futbollistët e Shpresave të Shqipërisë, teksa në takimin e fundit kundër Estonisë, ka arritur të shënojë dy gola. Me Winterthurin në Zvicër është e njëjta histori, Seferi e ka kthyer në elementare shënimin e golave.

Ai ngelet në pritje të një ftese të mundshme të Panuçit, sa i përket takimeve të nëntorit ndaj Skocisë dhe Uellsit. Në një intervistë për “Sportplus”, Seferi i lindur në Kumanovë, ka dhënë një mesazh për futbollistët që kanë dyshime në zgjedhjen e tyre:

“Kush e ndien veten shqiptar, nuk e mendon më gjatë që t’i bashkohet Kombëtares. Flasim për një krenari, ku unë do të jepja gjithçka nga vetja ime”, shprehet mes të tjerash Seferi . /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top