Shqiptarët janë të lidhur fort me flamurin dhe me kombin. Situata ka ndryshuar me brezin e dytë apo të 3-të të emigrantëve. Ata kanë lindur larg Shqipërisë dhe janë rritur me një tjetër mentalitet dhe vëmendje.
Me pak fjalë, nuk e ndjejnë vendin tonë më shumë se vendin e lindjes së tyre. Këtu mund të bëjmë përjashtime, pasi dimë raste si Enis Bardhi i Maqedonisë që ish-trajneri i Shpresave, Redi Jupi i ka përplasur derën në fytyrë.
Këtu mund të futet dhe ndonjë nga lojtarët e Zvicrës, tek-tuk, por gjasat janë të pakta, pasi kur Kosova u bë realitet në arenën ndërkombëtare nuk lanë ekipet kombëtare për Përfaqësuesen tjetër të shqiptarëve.
Eduasportin.com zbulon dhe rastin e fundit të “tradhtisë”. Këtë herë vjen nga Austria dhe bëhet fjalë për mesfushorin me tipare mbrojtëse, Esad Bejaj (Bejic). Ai është nga Presheva me origjinë dhe po luan për Kombëtaren e Austrisë.
17-vjeçari është pjesë e ekipit të dytë të Austria Wien II, duke qenë një nga lojtarët më të dalluar të skuadrës. Shqiptari ka rënë shpesh në sy me përformancat e tij, pasi ka luajtur me grupmoshat e Austrisë që nga mosha U-15 e deri tani te ajo U-17. Zhvillimi i tij po merr mjaft mirë, por fatkeqësisht nuk do të jetë pjesë e Shqipërisë.
Tani për tani flasim me siguri, ndërsa zhvillimi i tij nuk shkon ashtu si duhet, atëherë Esad Bejaj (Bejic) mund të na kthehet si ndonjë atdhetar i madh.
Kur pyetët nëse është i interesuar që të luajë për Shqipërinë, i riu përgjigjet thatë dhe e kundërshton ofertën. “Për momentin nuk jam i interesuar, pasi jam duke luajtur me Kombëtaren e Austrisë dhe jam shumë i lumtur për këtë, por faleminderit”, – shprehet ai për Eduasportin.com.
Të urojmë më të mirat Esad, nuk të paragjykojmë, por shih dhe shembujt e atyre “talenteve” që refuzuan Shqipërinë se ku kanë përfunduar. /EDS