
Kosova ka zhvilluar grumbullimin e saj sa i përket ndeshjeve që do të zhvillojë për Ligën e Kombeve, ndërsa pritshmëria tek dardanët duke parë ndeshjet e fundit, është vërtet shumë e lartë.
Ashtu siç edhe e do zakoni, lojtarët e rinjë në listën e Shaland, kanë dalë përpara skuadrës për të kënduar këngën e përzgjedhur nga ana e tyre. Këtij rregulli të pashkruar nuk i ka shpëtuar edhe talenti i Lokomotivës së Zagrebit,Lirim Kastrati.
Sipas një video të publikuar në “Instagram”, Amir Rrahmani kërkon të ngatërrojë disi sulmuesin shqiptar, duke kënduar këngën “kokaina”, por Kastrati kurrsesi nuk mund të harrojë muzikën që bashkon shqiptarët e të gjithë trevave, “xhamadani vija-vija”. /Shqipëria.ch/