
Strakosha nuk ka qenë i pranishëm në ndeshjen e sotme që ekipi i Lacios ka zhvilluar ndaj Apollonit. Kjo ishte zgjedhja që Inzagi kishte bërë, për të mos konsumuar më tepër shqiptarin, që deri në këtë moment ishte gjithmonë një titullar i padiskutueshëm.
Një paraqitje e mirë ka qenë ajo e zëvendësuesit të gardianit të shqiptarit, Proto, i cili ka pësuar vetëm një gol në takimin e sotëm, në ndeshjen që përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të lacialëve. Zëvendësuesi i Strakoshës e ka kaluar testin e tij, ndërsa sipas vlerësimeve të mediave italiane, Proto nuk ka falur asgjë ndaj Apollonit, ndërsa në rastin e vetëm të golit të pësuar, ishte i pafajshëm.
Proto është një portier me eksperiencë të madhe, ndërsa 35-vjeçari ka qenë disa herë edhe pjesë e ndeshjeve të “Champions League”. /Shqipëria.ch/