You are here
Home > Kombëtarja > Zëvendësuesi i Agollit, Memolla bën gati valixhen dhe pakëson numrin e shqiptarëve

Zëvendësuesi i Agollit, Memolla bën gati valixhen dhe pakëson numrin e shqiptarëve

Hysen Memolla shihej si zëvendësuesi ideal i Ansi Agollit në kombëtaren shqiptare. Megjithatë, gjërat nuk kanë shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme për këtë lojtar.

“Shqiperia.ch” mëson se mbrojtësi shqiptar është pranë largimit nga Hajduku i Splitit, një çështje kjo që duket e ezauruar dhe duhet të shihet për të ardhmen. Memolla është jashtë planeve të skuadrës kroate, që bën pjesë edhe tre shqiptarë të tjerë.

Françesko Tahiraj i ardhur së fundmi, i bashkohet edhe Ardian Imsajlit me Emir Sahitin. Gjatë orëve në vazhdim pritet edhe shkëputja e kontratës mes klubit dhe lojtarit në fjalë, ndërsa jemi në pritje të ndonjë oferte që mund të vijë për Memollën. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top