Gjatë ditëve të fundit kanë qenë të shumtë zërat që dërgonin drejtorin sportiv të Lacios, Igli Taren, drejt Napolit për të vazhduar në të njëjtën detyrë.
Tare është vlerësuar vazhdimisht si një nga drejtorët sportiv më të mirë në Itali, teksa “nuhatja” e tij për talentet e ndryshme të futbollit, njihet si një nga pikat e tij më të forta. Megjithatë, pavarësisht këtyre zërave, drejtori sportiv i Lacios është duke vazhduar projektin me ekipin lacial.
Gjatë merkatos verore, skuadra e Inzaghit kërkon ndërhyrje në mesfushë dhe për këtë pritet zgjidhja nga ana e Tares. Dy futbollistët që janë projektuar për merkaton e verës, janë Baselli dhe Kristante. Sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport”, këta futbollistë mund të arrijnë në fundin e këtij sezoni. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/