You are here
Home > Futboll Bota > Zenga e ka pikë të dobët, talenti që iu bashkua Shqipërisë nuk e njeh më stolin

Zenga e ka pikë të dobët, talenti që iu bashkua Shqipërisë nuk e njeh më stolin

Një nga talentet më të mirë të Shqipërisë mund të cilësohet edhe Xhakomo Vrioni. Ky i fundit është vetëm 20 vjeç dhe aktualisht është pjesë e skuadrës së Venezias, që luan në kampionatin italian “Seria B”.

Në muajin tetor të këtij viti, Vrioni arriti edhe të bënte hapin e madh në karrierën e tij deri më tani, teksa debutoi edhe me fanellën e Kombëtares, ku Panuçi i kishte rezervuar disa minuta sulmuesit 20 vjeçar.

Këtë periudhë i ka buzëqeshur edhe fati tek klubi i tij i Venezias, ku me ardhjen në stol të Walter Zengës, Xhakomo po arrin të fitojë besimin e ekipit. Nga mediat italiane, raportohet se trajneri italian është i dashuruar pas shqiptarit Vrioni, ku ky ndryshim është vënë re edhe në aktivizimet e shpeshta të sulmuesit pas ardhjes së tij si trajner i Venezias.

Me skuadrën italiane, Xhakomo ka luajtur shpeshherë si titullar së fundmi, ndërsa ka mundur të shënojë një gol dhe të asistojë dy herë. Ai gjithashtu është vlerësuar si një ndër talentet më të mira që gjenden tek klubi italian i Venezias, ndërsa drejtuesit e tij shprehen shumë optimist se 20-vjeçari do të ketë një të ardhme të madhe në karrierën e tij. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top