You are here
Home > Futboll Bota > Zeneli shënon para syve të tij, Mavraj rikthen fitoren pas 14 ndeshjesh te Ingolshtadi

Zeneli shënon para syve të tij, Mavraj rikthen fitoren pas 14 ndeshjesh te Ingolshtadi

Ingolshtadi ka arritur të fitojë me rezultatin 4-3 ndaj Herenvenit, në takimin miqësor të zhvilluar në ditën e sotme. Megjithëse flasim për vetëm një miqësore, një fitore e tillë ishte e nevojshme për ekipin gjerman.

Ky i fundit kishte 14 ndeshje rradhazi në kampionat që nuk e njihte shijen e triumfit, duke barazuar në rastin më të mirë, nëse nuk dilte kokëulur nga fusha. Megjithatë, ardhja e Mavrajt dhe disa përforcimeve të tjera në ekip, ka ndikuar në rritjen e nivelit të skuadrës dhe kjo është pasqyruar edhe në ditën e sotme.

Nga ana tjetër, Arbër Zeneli ka shënuar golin e dytë për skuadërn e Herenvenit në këtë ndeshje, por pa mundur të vendosë edhe fatin e miqësores. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top